LAJMI I FUNDIT:

LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo zgjedhin lojtarët, kompletohen ekipet në All Star Game

LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo zgjedhin lojtarët, kompletohen ekipet në All Star Game

Dy kapitenët, LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo kanë zgjedhur lojtarët për ekipet e tyre.

Team Lebron do të ketë një pesëshe të frikshme, pasi kapiteni James ka marrë në ekip edhe Kyrie Irving, Kevin Durant, James Harden dhe Kawhi Leonard.


Në anën tjetër tek Team Giannis, përveç grekut do të jenë edhe Paul George, Kemba Walker, Stephen Curry dhe Joel Embiid.

E veçanta e këtij All Star Game është se do të jenë edhe dy veteranët Dwayne Wade dhe Dirk Nowitski.

Dy legjendat e basketbollit amerikan janë futur në All Star Game si të veçantë pasi është stinori i tyre i fundit në NBA.

Wade do të jetë përsëri në ekip me LeBron James, ndërsa Nowitski është përzgjedhur nga Giannis.

Përveç Wade në bankën rezervë te Team LeBron do të jenë edhe LaMarcus Aldridge, Bradley Beal, Anthony Davis, Damien Lillard, Ben Simmons, Klay Thompson dhe Karl-Anthony Towns.

Në anën tjetër në bankën rezervë tek Team Giannis do të jenë edhe Blake Griffin, Nikola Jokic, Kyle Lowry, Khris Middleton, D’Angelo Russell, Nikola Vucevic dhe Russell Westbrook.

All Star Game do të luhet këtë edicion në Charlotte, ndërsa data e ndeshjes është 17 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori