LAJMI I FUNDIT:

Le Petit Parisien (korrik, 1912): Prishtina është e shqiptarëve

Le Petit Parisien (korrik, 1912): Prishtina është e shqiptarëve

“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen e tretë, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët. Shkrimin mund ta lexoni më poshtë.

“Konstandinopojë, 24 korrik.


Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.

Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.

Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.

Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.” /Dars (Klos), Mat – Albania/