LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shtyrja e fillimit të vitit shkollor po i dëmton nxënësit e prindërit, Qeveria menjëherë të gjejë zgjidhje

LDK: Shtyrja e fillimit të vitit shkollor po i dëmton nxënësit e prindërit, Qeveria menjëherë të gjejë zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me mosfillimin e vitit shkollor.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se mbi 1,040 shkolla dhe 318,000 nxënës, në gjithë Kosovën tash e katër javë nuk janë duke e zhvilluar procesin mësimor.


“E gjithë kjo si pasojë e arrogancës së pushtetit i cili në vend që të dialogojë, po vazhdon me polarizim te skajshëm shoqëror duke privuar nxënësit nga mësimi”, ka deklaruar Lushaku.

Lushaku më tej, i bëri thirrje Qeverisë që në mënyrë urgjente të fillojë dialogun duke gjetur zgjidhje të menjëhershme, që procesi mësimor të fillojë sa më parë.

“Kjo krizë e krijuar është duke pasur ndikim enorm ekonomik tek familjet, pasi që prindërit janë duke rrezikuar vendet e tyre te punës. Qeveria duhet të ketë ndjeshmërinë e përgjegjësinë e duhur që fëmijët të kthehen në bankat shkollore menjëherë e prindërit t’i kthehen punës dhe funksionimit të rregullt”, ka deklaruar tutje Lushaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori