LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i LDK-së: Departamenti Amerikan konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

Tahiri i LDK-së: Departamenti Amerikan konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti.

Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare.


“Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze kurrputive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri.

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë
Lexo po ashtu DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave.

Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave.

“Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vite ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vite kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori