LAJMI I FUNDIT:

LB: Lista serbe po luan me Kosovën

LB: Lista serbe po luan me Kosovën

Lëvizja për Bashkim ka reaguar sot lidhur me Listën serbe, që sipas tyre po luan me Kosovën.

LB thekson se që nga fillimi i këtij mandati qeverisës ka qenë e qartë se Lista serbe do t’i shfrytëzojë e do t’i keqpërdorë jo vetëm të gjitha privilegjet e padrejta të Kushtetutës, por edhe raportin e forcave politike në këtë mandat.

“Me rastin e njohur Gjuriq, Lista serbe publikisht është tërhequr nga qeveria. Në anën tjetër, ajo vazhdon punën në qeveri. Kur është fjala për punë e vendime ajo bojkoton, ndërsa kur është fjala për paga e privilegje të pushtetit, ajo i shfrytëzon! Rishtazi, ministri i bujqësisë nga Lista serbe, Nenad Rikallo, ani pse në dorëheqje, e ka suspenduar kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari. Përveç kësaj, dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, IvanTodosijeviq, takoi zyrtarisht anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke iu ofruar mbështetje nga ana e ministrisë nga e cila ka dhënë dorëheqje”, thuhet  në reagim.

Lëvizja për Bashkim thekson se është e qartë se kur është puna për institucionet dhe zhvillimin e Kosovës, Lista serbe bojkoton në favor të Serbisë, ndërsa kur është puna për paga e privilegje, ajo i shfrytëzon ato, e që është në dëm të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës vazhdon t’i mbyllë sytë! E zënë ngushtë me numrat në Kuvend dhe me zgjidhjet e padrejta në Vjenë e Bruksel, ajo ka zgjedhur të mos veprojë edhe kur dëmtohet rëndë Kosova! Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tutje peng i një grushti njerëzish që deklarojnë e veprojnë kundër saj! Lëvizja për Bashkim kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të marrë hapa konkretë në lidhje me këtë gjendje,qoftë me ristrukturim të qeverisë apo edhe me zgjedhje të reja!Kjo situatë nuk guxon të vazhdojë më kështu!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori