LAJMI I FUNDIT:

Lazio reagon shpejt, Strakosha bindet për kontratën e re

Lazio reagon shpejt, Strakosha bindet për kontratën e re
Thomas Strakosha (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Pas interesimit të klubeve angleze, Tottenham dhe Leicester, ka ardhur reagimi i Lazios për Thomas Strakoshën, duke arritur marrëveshje me portierin për pesë vite të tjera.

Presidenti i klubit, Claudio Lotito dhe drejtori Igli Tare kanë lëvizur shpejt duke e bindur Strakoshën për një kontratë të re.


Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e lidh me klubin deri në verën e vitit 2022, nga e cila Strakosha fiton 1,2 milion euro në sezon.

Lotito  dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025 nga e cila Strakosha do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. /Telegrafi/