LAJMI I FUNDIT:

Lazio pas Memushajt

Lazio pas Memushajt

Listës së gjatë të skuadrave italiane që kërkojnë Ledian Memushajn, i është shtuar edhe skuadra e Lazios.

Të kaltrit e Inzaghit e shikojnë mesfushorin e Kombëtares si një gur shahu në repartin e mesfushës, i cili pritet të zërë vendin e kapitenit Biglia që do të largohet nga lacialët.


Sipas Corriere dello Sport, Memushaj do të largohet nga Pescara pas rënies në Serie B.

Shqiptari ka përvojën dhe cilësinë e duhur për t’u bashkuar me skuadrën e Lazios dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

Posti i Igli Tares si drejtor teknik mund t’ia lehtësojë transferimin Memushajt për tu bashkuar me Strakoshën në një skuadër.

Lazio sezonin e shkuar u rendit në vendin e 5 në klasifikim dhe do të marrë pjesë në Ligën e Evropës.