Lazio – Inter, formacionet zyrtare të ndeshjes së zjarrtë në Serie A

Lazio dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të kryeqytetasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 16:00.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi vjen në këtë ndeshje pas një serie thuajse perfekte me pesë fitore dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e para dhe synon fitoren e radhës.
Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri ka humbur ndeshjen e fundit nga Bologna dhe synon të këndellet në kërkim të rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh edhe mungesat.
Te Lazio nga minuta e parë e nis mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ndërsa Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha nga banka.
Lazio: Reina; Marusic, Felipe, Patric, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Basic; Pedro, Immobile, Anderson;Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Gagliardini, Brozovic, Barella, Dimarco; Perisic, Dzeko; /Telegrafi/





















































