LAJMI I FUNDIT:

Lazio eliminon Interin falë heroizmave të Strakoshës në penalti, përballet me Milanin në gjysmëfinale të Kupës

Lazio eliminon Interin falë heroizmave të Strakoshës në penalti, përballet me Milanin në gjysmëfinale të Kupës
MILAN, ITALY - JANUARY 31: Matias Vecino of FC Internazionale reacts after misses a chance of a goal during the Coppa Italia match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Lazio ka eliminuar Interin në mes të Giuseppe Meazzas pas trillerit të penaltive ku heroik u tregua Thomas Strakosha me dy penalti të ndalura. Koha e rregullt përfundoi pa gola kurse vazhdimet kishin nga një gol. 

Pjesa e parë kaloi me një lojë mjaft dinamike, të cila u dominua totalisht nga Lazio.

Mysafirët disa herë u gjendën në pozitë shënimi, por Handanovic ishte më i miri që ndali goditjet.

Pjesa e dytë ishte krejt tjetër, me shumë raste shënimi dhe me intensitet të lartë.

Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver

Antonio Candreva në minutën e 63-të pati një prej rasteve më të mira të ndeshjes, kur një top shumë afër zonës nuk arriti ta dërgojë në drejtim të portës.

Në fund të ndeshjes Interi shpëtoi falë Handanovicit kur një goditje nga Caicedo e ndali në formë shumë të mirë.

Në fund të takimit Interi pati dy raste shumë të mira, kur së pari Politano nga afërsia nuk shënoi e më pas Lautaro Martinez me portën zbrazët nuk realizoi. Kjo bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver

Të dy trajnerët bënë zëvëndësimet në vazhdime, duke kërkuar fitoren, por dominimi i Interit nuk tregoi rezultate, pasi ishte Lazio që gjeti golin.

Pranimi i mirë i topit në zonë nga Ciro Immobile u shfrytëzua nga ky i fundit, i cili me një goditje të lehtë e të devijuar nga D’Ambrosio shënoi për 1-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Lazios në stadium (109′).

Kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi, Interi krijoi një rast i cili në zonë bëri që D’Ambrosio të faulohej dhe pas rishikimit nga VAR u akordua penalti, të cilën e konkretizoi Mauro Icardi me qetësi të jashtëzakonshme në minutën e 122-të.

Në penalti ishte protagonist Thomas Strakosha i cili ishte fantastik duke ndalur penaltitë e Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan.

Lazio në gjysmëfinale takohet me Milanin në dy ndeshje vajtje ardhje.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori