LAJMI I FUNDIT:

Lazio, Atletico Madrid dhe Lyon kalojnë tutje, eliminohet Napoli dhe Villareali

Lazio, Atletico Madrid dhe Lyon kalojnë tutje, eliminohet Napoli dhe Villareali

Kanë përfunduar ndeshjet e para të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Kësisoj lajmi i mbrëmjes është eliminimi i gjigantit italian Napoli ndaj skuadrës gjermane RB Leipzig.


Napoli arriti fitore si mysafir me rezultat 0-2 por fitorja e një jave më parë nga Leipzig në Itali 1-3 i kanë dhënë kualifikimin klubit gjerman.

Ndeshje tejet interesante ishte edhe ajo mes Villarealit dhe Lyonit ku tutje ka kaluar klubi francez pas fitores 0-1.

Në ndeshjen e parë Lyon kishte triumfuar në shtëpi 3-1 ndaj Villarealit.

Lazio ka demoluar skuadrën rumune Steaua Bukuresht duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 dhe duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Tutje ka kaluar edhe Atletico Madrid që triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Copenhagen ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar në udhëtim 1-4.

Zenit ka mposhtur lehtësisht 3-0 Celticun duke e bërë të pavlefshme fitoren e skocezëve në ndeshjen e parë 1-0. /Telegrafi/

Më poshtë keni të gjitha skuadrat e kualifikuara:

CSKA Moska
Zenit
Lokomotiva Moskë
RB Leipzig
Atletico Madrid
Lyon
Dinamo Kiev
Sporting
Lazio
Plzen

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori