LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur luftë totale hibride Rusisë

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur luftë totale hibride Rusisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka pohuar se shtetet perëndimore i kanë shpallur “luftë totale hibride” Rusisë.

Duke folur nga Moska, Lavrov thotë se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti me Perëndimin.


Ai vazhdon duke thënë se përpjekjet për të izoluar Rusinë janë “janë të destinuara për dështim”, raporton skynews.

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë për kryediplomatin aktual rus Lavrov: Dikur më mbronte shpinën, sot do të shqetësohesha po të ishte pas meje
Lexo po ashtu Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë për kryediplomatin aktual rus Lavrov: Dikur më mbronte shpinën, sot do të shqetësohesha po të ishte pas meje

Kryediplomati thotë se “politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”.

Ndryshe, 72-vjeçari është në mesin e zyrtarëve rus të sanksionuar prej vendeve perëndimore. /Telegrafi/