LAJMI I FUNDIT:

Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, sot ka mbajtur konferencë për shtyp në kuadër të Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së që po mbahet në Shkup. Lavrov mes tjerash foli edhe për Ballkanin, duke thënë se ky rajon ka probleme për shkak të sjelljes së Perëndimit.

I pyetur për marrëdhëniet maqedono-bullgare, Lavrov tha se nuk është ekspert i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa tha se qytetarët e RMV-së meritojnë të jenë të barabartë me të tjerët në Evropë.


“Unë nuk jam ekspert i marrëdhënieve në mes RMV-së dhe Bullgarisë. Por një gjë e di, qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të plotë të veprojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha aktivitetet në kontinentin e përbashkët. Nëse japim një vlerësim të përgjithshëm, jo ​​vetëm për marrëdhëniet maqedono-bullgare por edhe për problemet e tjera në Ballkan, rrënja e problemit qëndron në sjelljen e Perëndimit”, tha Lavrov.

Sa i përket Maqedonisë, ai theksoi se me vite ky shtet ka pasur emër poshtërues, ndërsa ka thënë se e di se si e ka marrë mbiemrin “e Veriut”.

“Për vite me radhë ju quanin FYROM dhe ky ishte një emër poshtërues. Dhe ne gjithashtu e dimë se çfarë ndodhi me emrin Maqedonia e Veriut. Ne e dimë se cila është e vërteta – ju nuk keni pretendime territoriale ndaj Greqisë apo vendeve të tjera. I justifikoj grupet etnike të Ballkanit që të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Perëndimi i nxit kombet kundër njëri-tjetrit”, tha Lavrov.

Ai theksoi populli i Maqedonisë është miqësor, duke shtuar se këto i ka parë gjatë qëndrimit në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori