LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Marrëveshja bërthamore iraniane nuk ka kuptim pa SHBA-të

Lavrov: Marrëveshja bërthamore iraniane nuk ka kuptim pa SHBA-të

Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov theksoi sot se marrëveshja bërthamore iraniane nuk mund të mbijetojë nëse SHBA-të tërhiqen, sikurse kërcënoi të bëjë Donald Trump.

“Kjo marrëveshje nuk mund të aplikohet nëse një prej pjesëmarrësve vendos të dalë në mënyrë të njëanshme”, deklaroi Lavrov gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Do të shpërbëhet dhe nuk do të ketë më marrëveshje. Besoj se të gjithë e kuptojnë këtë”, theksoi ministri rus.

Më 12 janar, presidenti amerikan i kërkoi evropianëve që të ndihmojnë në korigjimin e hapësirave të tekstit, në të kundërt SHBA-të do të rikthejnë sanksionet e lidhura me bërthamoren iraniane dhe do të dalë de facto nga pakti i arritur në vitin 2015 në Vjenë me fuqitë e tjera Kinën, Rusinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Iranin.

“Bëhet fjalë për një çast vendimtar”, vazhdoi Lavrov, duke bërë të qartë se Moska nuk do të përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me partnerët që mbeten, por do të bëjë gjithçka që të bindë amerikanët të mos tërhiqen.

Diplomati theksoi gjithashtu se një dalje nga marrëveshja iraniane, do të dërgonte një mesazh të keq për Korenë e Veriut, që posedon bombën atomike dhe se anëtarët e Këshillit të Sigurimit po përpiqen ta bindin që ta braktisë.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori