Ndeshja mes Interit dhe Romës nuk kaloi aq mirë, pasi Lautaro Martinez dhe Antonio Conte u përplasen, pasi trajneri e nxori sulmuesin nga loja pa u mbyllur pjesa e parë. 

Pas ndeshjes sulmuesi thuhet ishte shumë i qetë, ndërsa mediet italiane bëjnë me dije se situata mes trajnerit dhe sulmuesit është qetësuar shpejt.


Menjëherë pas ndeshjes Lautaro i ka kërkuar falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

conte lautaro 03

Gazzetta dello Spprt raporton se ky problem është shuar tashmë dhe pretendon se situata në dhomat e zhveshjes është qetësuar.

Kjo sigurohet edhe nga video e postuar sot nga klubi, ku trajneri dhe sulmuesi ftohen të zhvillojnë një meç boksi.

Ndërkohë sulmuesi tjetër i Interit, Romelu Lukaku u kap dje nga policia duke thyer rregullat kundër Covid-19, teksa festonte me shokë dhe miq të tij ditëlindjen./Telegrafi/

telegrafi sport app