Interi ka shqetësime në lidhje me situatën e dyshes nga Amerika e Jugut, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez, të cilët janë të pasigurt për ndeshjen e madhe kundër Napolit këtë fundjavë.
Simone Inzaghi mund të përballej me mungesën e sulmuesit kilian, Sanchez, pasi sulmuesi i Nerazzurrëve u desh të zëvendësohej pas 36 minutash në humbjen 2-0 ndaj Ekuadorit në kualifikueset e Kupës së Botës.
Arturo Vidal tashmë ishte përjashtuar pas 13 minutash, përpara se Sanchez të pësonte një dëmtim muskulor dhe të zëvendësohej nga Jean David Meneses.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United rikthehet në Milano në orët e ardhshme dhe klubi italian do të kryejë testet e nevojshme për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, problemet vazhduan për Interin gjatë barazimit 0-0 të Argjentinës me Brazilin, ku kombëtarja Albiceleste siguroi një vend në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Lautaro Martinez u zëvendësua në pushimin mes pjesëve dhe u zëvendësua nga bashkëlojtari i Interit, Joaquin Correa.
Ai pësoi disa goditje gjatë 45 minutave të para dhe duhej të dilte nga loja, por raporti beson se ai duhet të jetë në garë për ndeshjen e madhe të së dielës. /Telegrafi/
Ennesima tegola Sanchez per l’Inter? Infortunio muscolare col Cile. Anche Lautaro da monitorare https://t.co/CM8hSsgzEj
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 17, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
FFK vendos gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuza ndan drejtësinë
Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning, pas skadimit të afatit të borxhit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251