Laura Dern i jep lamtumirën Sam Neillit: Do të të dua përgjithmonë


Aktorja Laura Dern ka ndarë fjalë prekëse për kolegun dhe mikun e saj nga “Jurassic Park”, Sam Neill, i cili ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Familja e aktorit konfirmoi se Neill u nda nga jeta në Sydney, i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt.
Lajmi shkaktoi reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij në industrinë e filmit.
Laura Dern, e cila në “Jurassic Park” luajti rolin e Dr. Ellie Sattler, koleges dhe personazhit të dashur të Alan Grant, e kujtoi Neillin si një mik të përjetshëm dhe një partner të jashtëzakonshëm në ekran.
“Sam ishte miku im i dashur për gjithë jetën. Ai më tregoi çfarë do të thotë besnikëria e thellë, dashuria mbrojtëse dhe përkushtimi, gjithmonë me humorin e tij të mprehtë. Do të të dua përgjithmonë, Dr. Alan Grant”, u shpreh Dern në një dedikim emocional.
Marrëdhënia mes Dern, Neill dhe Jeff Goldblum vazhdoi edhe jashtë ekranit.
Të tre aktorët mbetën miq për dekada dhe u ribashkuan edhe në një reklamë për 'Super Bowl', duke rikthyer kujtimet nga filmi i parë i vitit 1993.
Filmi “Jurassic World Dominion” në vitin 2022 ishte projekti i fundit ku treshja u shfaq së bashku.
Gjatë xhirimeve, ata treguan se lidhja e krijuar që në filmin e parë ishte ende e fortë dhe se rikthimi në të njëjtin univers filmik ishte një përvojë e veçantë për ta. /Telegrafi/
















































