LAJMI I FUNDIT:

Latifi-Volkan: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth duelit  

Latifi-Volkan: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth duelit  
Foto: Getty Images/Guliver

Të shtunën me 1 qershor, Ilir Latifi i kthehet oktagonit në kuadër të evenimentit ‘UFC Fight Night Stockholm’.

Pas humbjes befasuese ndaj Corey Anderson pesë muaj më parë, këtë herë të gjithë presin fitoren e shqiptarit ndaj Volkan Oezdemir.


Dueli i Ilirit ndaj Oezdemir është i dyti për nga rëndësia në natën e UFC-së që do të mbahet në kryeqytetin e Suedisë, vend me të cilin prezantohet edhe 35-vjeçari nga Vushtrria. Pasi interesimi për duelet e Ilirit është gjithmonë i madh, më poshtë keni të gjitha detajet rreth këtij takimi:

Fillimi i duelit:

Në UFC është e vështirë të jepet koha e saktë e fillimit të një dueli, pasi ajo varet edhe nga duelet tjera paraprake. Në “UFC Fight Night Stockholm’ janë gjashtë ndeshje të rëndësisë më të madhe, e para fillon në ora 19:00, kurse ajo e Latifit e pesta. Duke ditur se përveç duelit Alexander Gustafsson-Anthony Smith që ka pesë raunde nga pesë minuta, të tjerët janë tre raunde nga pesë minuta, pra në rast se jeni të interesuar të shikoni drejtpërdrejt Ilirin, atëherë preferohet të jeni para ekranit rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.

Pasi të mbarojë dueli me Jimi Manuwa dhe Aleksandar Rakic, atëherë fillon ai mes Ilir Latifit dhe zvicranit Volkan Oezdemir. Gjithsesi Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale, që nga momenti kur Iliri dhe kundërshtari i tij do të futen në Stockholm Globe Arena, ecja drejt okgtagonit, raporti i duelit dhe deklaratat pas saj.

Statistika:

Volkan ka fituar 15 duele në UFC dhe ka humbur vetëm katër, 73 për qind të dueleve i ka përfunduar me nokaut. 29-vjeçari në kategorinë e lehtë të peshave të rënda renditet i shtati.

Në anën tjetër Latifi ka 15 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa renditet i nënti.

Takimi i parë përballë njeri-tjetrit:

Latifi njihet si një person i qet, i cili nuk preferon të bëjë skena para mediave. Kështu ndodhi edhe me Volkan, me të cilin njihen edhe nga e kaluara pasi kanë stërvitur bashkë.

Momentet më të mira nga duelet e kaluara:

Vizita e Ilir Latifit në Tiranë gjatë vitit 2018:

Iliri asnjëherë nuk harron prejardhjen, ai gjithmonë i tregon botës se është shqiptar nga Kosova:

Latifi në matjet zyrtare për duelin ndaj Andersonit (Foto: UFC – Ultimate Fighting Championship/YouTube)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori