LAJMI I FUNDIT:

Latifi sërish thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID

Latifi sërish thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot QKMF-të në komunat e Skenderajt, Klinës dhe Istogut, ku u takua me kryetarët e komunave, me drejtorët e Departamenteve të Shëndetësisë, drejtorët e QKMF-ve dhe stafin mjekësor.

Qëllimi i këtyre vizitave, ishte thirrja për vaksinim të qytetarëve dhe dhënia e mirënjohjeve për stafin mjekësor dhe infermierët, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre dhanë gjithçka nga vetja për të mbrojtur qytetarët në kohë pandemie.


Ministri Latifi, tha se përmes dhënies së mbi 1.8 milionë doza të vaksinës, nga të cilat 63% të popullatës mbi 12-vjeç kanë marrë nga një dozë dhe 57% nga dy doza dhe 70% të popullatës mbi 18-vjeçe kanë marrë nga një dozë dhe 64% nga dy doza, janë shpëtuar qindra apo edhe mijëra jetë.

E tëra kjo, sipas ministrit Latifi, përmes një vaksinimi që në Kosovë filloi më së voni në rajon, por falë përkushtimit tuaj, e renditi vendin tonë në mesin e shteteve më të mira në rajon për vaksinimin kundër COVID-19.

Temë diskutimi në këto takime ishte edhe fillimi i vaksinimit me dozën e katërt për personat mbi 40-vjeç, ndërsa MSH ka lejuar edhe vaksinimin e fëmijëve prej 5-11 vjeç.

“Komiteti po diskuton mundësinë që së shpejti me dozën e katërt të lejojë vaksinimin edhe të personave me sëmundje kronike. Vaksina kemi mjaft, të sigurta dhe efektive. Andaj, duhet të rrisim ritmin e vaksinimit dhe unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim”, tha ministri Latifi.

Ndërkaq, kryetarët e komunave falënderuan ministrin Latifi për vizitën duke thënë se kjo tregon përkushtimin e tij për shëndetin e qytetarëve, në mënyrë që të kemi shërbime sa më të mira për pacientët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori