Liridon Latifi, autor i dy golave të Prishtinës në derbin e javës së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndaj Trepçës ’89 (2:2), mendon ekipi i tij është dashur të marr të tri pikët në këtë përballje.

“Dy gola të rëndësishëm për mua, por që nuk mjaftoi t’i marrim tre pikë nga kjo përballje”, tha sulmuesi për faqen e klubit bardhekaltër, transmeton Sporti1.


“Besoj që ka qenë një angazhim i mirë nga të gjithë futbollistët, por mendoj se na mungoi pak përqendrimi në fazën defanzive. I falënderoj futbollistët e Trepçës ’89 që na priten mirë dhe luajtën mjaft korrekt”, tha Latifi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app