LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Nuk e di pse jam ftuar nga Specialja, do paraqitem më 30 tetor

Latifi: Nuk e di pse jam ftuar nga Specialja, do paraqitem më 30 tetor

​Ish-komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, njëherësh kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me datën 30 tetor do të udhëtojë në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për KosovaPress, Latifi tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do të mbrohet në heshtje apo do të jap dëshminë e tij.


E në këtë rast, sipas të parit të Rahovecit, nëse i jepet mundësia do të flasë mbi të gjitha krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë, e në veçanti në Rahovec.

Latifi thotë se ftesa që i ka ardhur ka të bëjë me dëshmitë rreth organizimit dhe strukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në kuadër të kësaj edhe mua më ka ardhur një ftesë për të paraqitur dëshmi rreth organizimit, strukturimit, riorganizimit rreth luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sigurisht në këtë zonë. Ma shumë nuk kam informata për çka, por me siguri më të madhe do të qartësohet pozicioni gjatë momentit të intervistimit”, thotë Latifi.

Smajl Latifi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Smajl Latifi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Përkundër se ftesa prej Gjykatës Speciale i është nisur me datën 7 tetor, Latifi thotë se dje pasdite e ka marrë zyrtarisht atë.

“Me datën 30 më është caktuar, 30 tetor. Ftesa siç asaj që kam pa unë, me shtatë tetor është nisur, por dje pasdite ka ardhur zyrtarisht”, pohon kryetari i Rahovecit.

Për mënyrën si do të paraqitet në Speciale, ish komandanti nuk dha detaje, por u shpreh i habitur se pse është ftuar nga kjo Gjykatë.

“Të shohim, nuk mund të komentoj më shumë, në fakt nuk e di edhe pse më kanë thirrur. Nuk kam asgjë specifike. Sidoqoftë nëse do të më jepet rasti do të flas mbi krimet monstruoze që Serbia i ka bërë në Kosovë. E me theks të veçantë në komunën e Rahovecit. Unë jam njëri prej atyre të shumtëve që di çfarë krime kanë ndodhur se kam zhvarrosur, varrosur, kam parë njerëz të masakruar”, thotë ai.

Ditëve të fundit Gjykata Speciale ka intensifikuar ftesat ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por dhe ndaj përfaqësuesve të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori