LAJMI I FUNDIT:

Largohen uzurpatorët e pronave shoqërore

Largohen uzurpatorët e pronave shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) po pretendon t’i ketë liruar të gjitha pronat e uzurpuara në Kosovë. Në këtë institucion janë zotuar se AKP-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë aksione në gjithë territorin e Kosovës për lirimin e aseteve.

Asnjë pronë nuk ka mbetur e uzurpuar në Kosovë. Edhe tri lokale në veri të Mitrovicës, të cilat ishin mbajtur të “uzurpuara” për një kohë, kanë arritur të lirohen. Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarët për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).


Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, ka konfirmuar lajmin për lirimin e të gjitha aseteve në pronësi shoqërore te të cilat janë identifikuar shfrytëzuesit e paligjshëm.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit ka arritur t’i lirojë të gjitha asetet në pronësi shoqërore te të cilat janë identifikuar shfrytëzuesit e paligjshëm ose uzurpatorët. Agjencia ka ndërmarrë aksione në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim, ndërsa lirimi i këtyre aseteve dhe marrja nën kontroll të AKP-së është bërë me ndihmën edhe të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Kaloshit.

Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e shfrytëzimit të tokave bujqësore nga persona të paligjshëm, të cilët nuk kanë arritur t’i identifikojnë ende.
“Mirëpo ka toka bujqësore të cilat shfrytëzohen nga palë të ndryshme, që janë shfrytëzues të paligjshëm e të cilët AKP-ja nuk ka mundur t’i identifikojë. Bëhet fjalë për shfrytëzues sezonalë, pra e shfrytëzojnë pronën bujqësore për aktivitete bujqësore dhe Agjencia e ka pasur të vështirë të bëjë identifikimin e saktë të këtyre shfrytëzuesve. Për këtë arsye edhe në tenderët për privatizim AKP-ja i njofton të gjithë ofertuesit se toka bujqësore e tenderuar shfrytëzohet ose punohet nga persona të panjohur”, sqarohet në mes të tjerash në përgjigje.

Në AKP shprehen të bindur se nuk dorëzojnë asnjë aset te blerësit me uzurpatorë brenda. “AKP-ja i garanton të gjithë ofertuesit se pas nënshkrimit të kontratës tokat bujqësore do t’i bartë te blerësit të lira, pa asnjë shfrytëzues të tyre, joligjor ose ligjor. Pra AKP-ja garanton se nuk e dorëzon asnjë aset, tokë a lokal te blerësit me uzurpatorë brenda. Ndërsa ritheksojmë se të gjithë ata shfrytëzues të pronave shoqërore, të cilët Agjencia i identifikon e që nuk e njohin Agjencinë Kosovare të Privatizimit si administrues ligjor të këtyre pronave do të dëbohen me asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës”, theksohet më tutje. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori