LAJMI I FUNDIT:

Laptopi, si armë në duart e terroristëve

Laptopi, si armë në duart e terroristëve

Organizatat terroriste duket se kanë zhvilluar metoda më efektive për të fshehur lëndët shpërthyese në kompjuterat portativë, apo aparate të tjera elektronike.

Me gjasë lënda shpërthyese nuk zbulohet dot as nga skanerët në kontrollet e sigurisë në aeroporte, thuhet në raporte të televizionit, CNN, CBS dhe televizioneve të tjera që bazohen në informacione të policisë federale amerikane, FBI dhe burime të tjera të shërbimeve sekrete.


Grupe të caktuara terroriste, sipas shërbimeve sekrete, kanë madje edhe aparatura kontrolli, me të cilët testojnë, nëse bombat e fshehura janë vërtet të padukshme.

Ministria Amerikane për Mbrojtjen e Ardheut nuk i konfirmoi këto zëra. Megjithatë në një prononcim të saj thuhet, se “ka të dhëna që grupet terroriste vazhdojnë ta kenë në shënjestër aviacionin civil, ndër to bën pjesë edhe trafikimi i lëndëve shpërthyese në aparate elektronike”.

Kritika nga IATA

Ndoshta janë këto të dhëna që kanë shërbimet sekrete, të cilat e shtynë SHBA dhe Britaninë e Madhe për të kufizuar lejimin e aparateve elektronike në bord.

Qeveria amerikane ndali më 21 mars marrjen e aparateve elektronike në çantat e dorës për fluturime direkte nga 10 aeroporte nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Arsyetimi i Uashingtonit ishte se shërbimet sekrete kanë paralajmëruar nga fshehja e bombave në aparate elektronikë.

Në bord ndalohen, sipas të dhënave amerikane, të gjitha aparatet elektronike që janë më të mëdha se telefonët celularë, pra laptop-ët, kompjuterat-tablet, kamerat etj. Këto aparate elektronike mund të dorëzohen në mënyrë që të depozitohen brenda avionit si valixhet.

Në bord lejohen aparatet mjekësore. Shoqata Botërore e Qarkullimit Ajror (IATA) e kritikoi vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori