LAJMI I FUNDIT:

Lansohet klipi “Ndjesë”, Aida Doçi: Është ndjenjë e mirë kur puna ime pëlqehet (Video)

Lansohet klipi “Ndjesë”, Aida Doçi: Është ndjenjë e mirë kur puna ime pëlqehet (Video)

Këngëtarja Aida Doçi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ndjesë”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer detajet rreth punës për këtë projekt, i cili duket të jetë vërtet i veçantë.


“Kënga ime e re është e zhanrit baladë dhe është realizuar nga Chipsi, i cili është kujdesur për muzikën dhe orkestrimin, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Fatmir Muja”, u shpreh ajo.

“Ndjesë” është shoqëruar edhe me një klip mjaft interesant, për të cilin ka punuar produksioni Imagine, ndërsa më tej Aida tregon për punën e palodhshme që kanë bërë së bashku për ta finalizuar këtë klip.

“Xhirimet e klipit i kemi realizuar në Turqi, bashkë me produksionin Imagine. Kemi xhiruar diku rreth dy-tri ditë, nuk jemi ngutur, pasi kemi dashur që gjithçka të shkojë gradualisht, dhe si përfundim jam e kënaqur”, tha ajo për Telegrafin.

Aida tashmë e ka dëshmuar veten si këngëtare, dhe është padyshim një ndër zërat më të kërkuar për të performuar live në mbrëmje të ndryshme muzikore. E pyetur nga Telegrafi për suksesin që po e arrin duke qenë kaq e kërkuar, Doçi u shpreh:

“Është padiskutim një ndjenjë shumë e mirë kur shoh që puna ime pëlqehet. Jam gjithnjë e angazhuar me koncerte, dhe për fatin tim të mirë, koncertet asnjëherë s’më kanë dështuar, gjithmonë ka pasur interesim. Kjo normalisht që më bën të ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe ta falënderoj publikun për përkrahjen”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori