Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar Fisnik Habibi ka nxjerrë “fotot skandaloze”, të bëra prej tij pas operacionit të dytë të bashkëshortes në Maternitetin e Beratit, ku ajo qëndroi e shtruar 1 muaj e 20-ditë, pas lindjes.
Ai tashmë jeton në Mitrovicë me tre vajzat që pati nga martesa me Milienën dhe mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një deklaratë për mediat para Maternitetit të Beratit.
Fisnik Habibi ka deklaruar se mjekët italianë kanë përfunduar autopsinë mjeko-ligjore, të cilën ai e posedon që prej ditësh së djeshme dhe është në pritje që kjo autopsi të mbërrijë zyrtarisht në Prokurorinë e Beratit, ku ka nisur prej 4-muajsh hetimi në lidhje me vdekjen misterioze të 40-vjeçares.
Habibi pohon se mjekët italian kanë konfirmuar se bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm, që çoi në përhapjen deri në gjak të një virusi multiplex që shkaktohet nga infeksionet e brendshme.
Pasi i ka mbajtur të rezervuara deri në përfundimin e autopsisë, Finsnik Habibi bën publike edhe fotot e bëra prej tij pak sekonda pas përfundimit të operacionit të dytë të bashkëshortes së tij në Maternitetin e Beratit.
Në foto duket qartë e ndjera që ndodhet ende nën efektin e narkozës dhe në një legen afër saj shfaqen të hedhura pjesë të placentës së gruas, që i ishin lënë nga mjekja brenda në trup, pas operacionit.
Habibi ka denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Beratit në 20 Shtator 2023, një ditë pas varrimit të gruas, mjeken gjinekologë në Maternitetin e Beratit Edlira Shkëmbi dhe kërkon që ajo të përgjigjet para drejtësisë për vdekjen e gruas së tij.
“Dua vetëm drejtësi, për gruan dhe tre vajzat tona që tashmë janë pa nënë, mjekja të përgjigjet para drejtësisë për këtë vdekje pasi gruaja ime hyri me këmbët e saj në këtë maternitet dhe pasi nuk u përmirësua asnjë ditë që pas lindjes, ajo vdiq. Unë do luftoj sa të kem frymë për të vendosur në vend drejtësinë dhe nëse kjo drejtësi nuk vihet në vend në shtetin shqiptar, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut”-shprehet Fisnik Habibi.
Si ndodhi vdekja?
Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 Shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjen në gjendje të rëndë në këtë spital.
Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 Korrik 2023, me një ndërhyrje çezariane. Pas operacionit ajo ka pasur vetëm dhimbje dhe temperaturë dhe ka qëndruar e shtruar në Maternitet 1 -muaj e 20 ditë, pa u përmirësuar asnjë ditë.
Mjekja që kreu lindjen, Edlira Shkëmbi e ka operuar për herë të dytë pas një muaj shtrimi në spital, për të parë infeksionin e rëndë brenda në bark. Pas operacionit familjarët kanë deklaruar asokohe-që ajo i ka thënë nuk kam çfarë ti bëj më sepse infeksioni i është përhapur në gjak.
Fisnik Habibi e ka nisur gruan me urgjencë në një spital në Milano, ku Miliena vdiq disa minuta pas mbërritjes. Mjekët italian kishin konfirmuar paraprakisht se Miliena gjeti vdekjen nga një infeksion i rëndë dhe nisën edhe procedurat e autopsisë. Akuzat e rënda dhe denoncimin ndaj mjekes gjinekologë Edlira Shkëmbi e ka bërë vetë bashkëshorti i Milienës, që e akuzon mjeken për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në mjekim, duke i shkaktuar komplikacione serioze gruas së tij./Panorama
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi në Ibër-Lepenc, Kurti ekspozon emblemat e konfiskuara: Dëshmi e përfshirjes së grupeve ektremiste serbo-ruse
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
47-vjeçari ndërroi jetë në Korçë pas aktit seksual, në burg për prostitucion 37-vjeçarja
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Vlorë, flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar