LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey lanson videoklipin e ri dhe paralajmëron këngën e radhës

Lana Del Rey lanson videoklipin e ri dhe paralajmëron këngën e radhës
Lana Del Rey (Foto: YouTube/Lana Del Rey)

Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Lana Del Rey, e ka lansuar këngën e re me titull, “Mariners Apartment Complex”.

Pa kaluar 24 orë nga publikimi, videoja muzikore ka arritur afro një milion shikime në YouTube.


Në ndërkohë, këngëtarja ka paralajmëruar se në javën e ardhshme do ta sjellë projektin e ri, “Venice Bitch”.

33-vjeçarja është në studion e producentit Jack Antonoff duke përgatitur materialet e reja muzikore.

Lajmet për Lana Del Rey
Lexo po ashtu Lajmet për Lana Del Rey

Edhe pse albumi i ri nuk do të lansohet në vitin 2019, Lana një pjesë të projekteve të reja u sjell fansave përmes këtyre dy këngëve.

“Mariners Apartment Complex” ishte lansuar si premierë në një emision në BBC Radio 1, kurse tash është publikuar me videoklip.

Në javën e ardhshme, saktësisht me 18 shtator, do të lansohet kënga e re me titull “Venice Bitch”.

Edhe kënga e ardhshme do të kompletohet nga ana vizuale, ndërsa për videoklipet Del Rey ka bashkëpunuar me motrën e saj, e cila njihet me nofkën Chuck. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori