LAJMI I FUNDIT:

Lampard e ngrit në qiell Ziyechin: Është yll botëror, më duhen futbollistë të nivelit të tij

Lampard e ngrit në qiell Ziyechin: Është yll botëror, më duhen futbollistë të nivelit të tij

Hakim Ziyech ka filluar shkëlqimin te Chelsea pasi mungoi në fillim të edicionit për shkak të Covid-19 dhe lëndimit.

Mesfushori i avancuar maroken po tregohet vendimtar për Chelsean me golat e asistimet e tij.


Në ndeshjen e fundit ndaj Sheffield United që Chelsea e fitoi me rezultat bindës 4-1, Ziyech kontribuoi me dy asistime.

E falë paraqitjeve fantastike të tij, trajneri Frank Lampard ka folur fjalë të mëdha për marokenin.

“Ziyech është një yll botëror. Është edhe më impresionuese kur punon me një lojtar të tij. Do të jetë një lojtar i madh për ne në të ardhmen. Ai është një futbollist i kompletuar”, ka thënë Lampard.

Trajneri anglez ka thënë se i nevojiten klubit lojtar të tillë si Ziyech, teksa në fund ka lavdëruar edhe repartin e mesfushës.

“Më duhen në skuadër lojtarë të nivelit të Ziyech, por është e vështirë të gjesh kësi lojtarë. Sa i përket mesfushës mund të them se jam i kënaqur pasi të gjithë janë në formë”, ka mbyllur tekniku anglez.

27-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje deri më tani me Chelsean, ku ka shënuar dy gola e ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori