LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Huracane i marrë me qira, përplaset gjatë ndjekjes nga policët (Foto)

Lamborghini Huracane i marrë me qira, përplaset gjatë ndjekjes nga policët (Foto)

Adoleshenti i paemëruar nga Washington i Shteteve të Bashkuara, kishte marrë me qira një Lamborghini Huracane në emër të vëllait të tij.

Meqenëse bënte lëvizje të parregullta në rrugë, i janë vënë pas policët dhe ai është përpjekur t’ju ikte, transmeton Telegrafi.


Pasi aftësitë e tij në ngasjen e super-makinës ishin shumë të dobëta, është përplasur dhe i ka shkaktuar dëmtime të mëdha veturës.

Së bashku me të ishte edhe një shoqëruese e re, ndërsa që të dy ishin të dehur dhe brenda kishte plotë shishe të zbrazëta.

Megjithëse ka shpëtuar pa lëndime, i duhet të paraqitet para drejtësisë dhe të shpjegojë te familjarët e tij për veprimet që ka bërë. /Telegrafi/