LAJMI I FUNDIT:

Lakers vjen me disa postime prekëse për vdekjen e Bryant, postojnë edhe një fotografi të tij së bashku me vajzën Gianna

Lakers vjen me disa postime prekëse për vdekjen e Bryant, postojnë edhe një fotografi të tij së bashku me vajzën Gianna

Los Angeles Lakers ka bërë disa postime prekëse pas vdekjes tragjike me helikopter së legjendës Kobe Bryant, së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë.

Mëngjesi e së dielës ishte tragjik për botën e e sportit, e në veçanti tifozët e basketbollit.


Legjenda amerikane, Kobe Bryant gjeti vdekjen së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona tjerë gjatë një aksidenti tragjik me helikopter.

Fjalimi emocionues dhe zemërthyer i Shaquille O'Neal për Kobe Bryant: Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje të tillë
Lexo po ashtu Fjalimi emocionues dhe zemërthyer i Shaquille O'Neal për Kobe Bryant: Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje të tillë

Vdekja e tij ka bërë bujë të madhe saqë figurat më të mëdha botërore kanë reaguar në kujtim të tij.

Pas disa ditëve në shok, edhe ish-klubi i tij Lakers janë mbledhur për stërvitje dhe faqja e tyre zyrtare në Twitter ka bërë disa postime prekëse, njëherësh dhe mbështetëse për familjen e Bryant dhe viktimave tjera.

Reperi i njohur amerikan, Silento: Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar - edhe mua tentuan të më vrasin, por i ika kurthit
Lexo po ashtu Reperi i njohur amerikan, Silento: Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar - edhe mua tentuan të më vrasin, por i ika kurthit

“Jemi shkatërruar dhe kemi ndryshuar përgjithmonë nga humbja e papritur e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna. Ne e dërgojmë dashurinë tonë te Vanessa, familjen Bryant dhe familjet e pasagjerëve të tjerë”, thuhet në njërin postim.

“Fjalët nuk mund të shprehin se çfarë do të thotë Kobe për Los Angeles Lakers, tifozët tanë dhe qytetin tonë. Më shumë sesa basketbollist, ai ishte një baba, bashkëshort dhe shok i ekipit të dashur. Dashuria dhe drita e tyre do të qëndrojnë në zemrat tona përgjithmonë”, thuhet në postimin tjetër.

Përveç këtyre dy postimeve, faqja zyrtare e Lakers ka postuar edhe një fotografi ku shihet Bryant së bashku me Giannan duke qeshur.

Gjatë të mërkurës është raportuar gjithashtu se trupi i Bryant dhe tre personave tjerë është identifikuar, ndërsa trupi i pesë personave tjerë, përfshirë Giannan ende nuk janë identifikuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori