LAJMI I FUNDIT:

Lakers rikthehen te fitoret, mposhtin Portlandin

Lakers rikthehen te fitoret, mposhtin Portlandin

Pas tri humbjeve të njëpasnjëshme, Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA.

Në Crypto Arena të Los Angelesit, Lakers kanë arritur të fitojnë takimin përballë Portland Trail Blazers me pesë pikë diferencë, 99:94.


Anthony Davis në këtë takim ishte më i miri tek skuadra fituese me 30 pikë, 15 kërcime e dy asistime, duke kontribuar edhe me tri bllokada.

Lojë të mirë shfaqi edhe Carmelo Anthony me 24 pikë e tetë kërcime, derisa Russell Westbrook për një pikë nuk arriti ‘Triple-Double’, pasi e mbylli ndeshjen me nëntë pikë, 10 kërcime e 13 asistime.

Norman Powell ishte më efikasi tek skuadra mysafire me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Lakers pas kësaj fitore ndodhen në vendin e nëntë me 25 fitore e 27 humbje. /Telegrafi/