LAJMI I FUNDIT:

Lakers marrin fitoren e parë të sezonit, triumfojnë edhe Clippers e Nets

Lakers marrin fitoren e parë të sezonit, triumfojnë edhe Clippers e Nets

Los Angelos Lakers ka marrë fitoren e parë për edicionin e ri në NBA.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka triumfuar si vendas përballë Dallas Mavericks me rezultat të thellë 138:115.


Anthony Davis ka qenë basketbollisti më efikas në këtë takim me 28 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe LeBron James me 22 pikë, shtatë kërcime e 10 asistime si dhe qendra Harell që shtoi 22 pikë e shtatë kërcime.

Luka Doncic ishte më efikasi tek mysafirët me 27 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës së tij.

Fitore ka shënuar edhe Los Angolos Clippers që ka triumfuar në udhëtim te Denver Nuggets me 13 pikë diferencë, 121:108.

Paul George me 23 pikë dhe Kawhi Leonard me 21 të tjera ishin më meritorët për triumfin e skuadrës nga Kalifornia.

Ndeshje shumë interesante është zhvilluar edhe ajo mes Brooklyn Nets dhe Boston Celtics.

Në fund Nets triumfuan me rezultat të thellë 123:95 falë paraqitjes fantastike nga Kyle Irving që e mbylli ndeshjen me 37 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Brooklyn Nets 95:123

LA Lakers – Dallas Mavericks 138:115

Denver Nuggets – LA CLippers 108:121

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori