LAJMI I FUNDIT:

Anglia nxjerr statistikat që tregojnë se rreziku i vdekjes te njerëzit e vaksinuar është më i ulët

Anglia nxjerr statistikat që tregojnë se rreziku i vdekjes te njerëzit e vaksinuar është më i ulët

Vetëm 640 (1.2%) nga më shumë se 51 mijë persona që vdiqën nga COVID-19 brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti u vaksinuan plotësisht, sipas shifrave të fundit.

Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), për muajt midis 2 janarit dhe 2 korrikut, kanë gjetur se programi i imunizimit në Mbretërinë e Bashkuar po zvogëlon shanset e vdekjes te personat e vaksinuar me dy doza.


“Rreziku i vdekjes që përfshin COVID-19 ishte vazhdimisht më i ulët për njerëzit që kishin marrë dy doza të vaksinës, në krahasim me ata që ishin vaksinuar me një dozë, dhe me ata që nuk ishin vaksinuar fare”, tha ONS në analizë, transmeton Telegrafi.

Njoftimi vjen derisa kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, paralajmëroi në Twitter gjatë ditës së djeshme se gati 90 për qind e pacientëve me COVID-19 në kujdeset intensive në verilindje të Londrës u zbuluan se nuk ishin të vaksinuar plotësisht.

“Unë i bëj thirrje çdo londinezi të kualifikuar që nuk ka marrë dy doza vaksine ta bëjë atë prioritet. Mbroni veten, komunitetin tuaj dhe Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”, shkroi ai në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori