Werder Bremeni ka marrë lajme fantastike nga Milot Rashica, pasi vushtrriasi është rikthyer në stërvitje.

Ylli i Kosovës ishte për disa javë jashtë fushës, për shkak të lëndimit të pësuar, mirëpo tani duket se është i gatshëm.

“Ndeshjen ndërkombëtare të Kosovës sonte kundër Anglisë e ka humbur Milot Rashica. Por ‘’raketa’’ është stërvitur individualisht në qendrën stërvitore sot’’, ka shkruar klubi gjerman në llogarinë e tyre në Twitter.

Lojtari 22-vjeçar nuk ishte pjesë e fitores 2-1 të ‘Dardanëve’ ndaj Republikës së Çekisë, mirëpo pritet të jetë i gatshëm për miqësoren e tetorit.

Kosova do të përballet sonte në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit ndaj Anglisë, ndërsa Rashica pritet që këtë takim ta shikojë nga Gjermania, shkaku që është duke u rikuperuar nga lëndimi. /Telegrafi/