Dy futbollistët u lënduan në ndeshjen kundër Marseille dhe pas dyshimeve vjen edhe konfirmimi për mungesën e tyre në ndeshjen e garës evropiane.

Kjo është një goditje për PSG-në, por një lajm i mirë për Blaugranët, kur kihet parasysh se as Zlatan Ibrahimovic e Marco Verratti nuk luajnë për shkak të suspendimeve.


“Konfirmoj se Luiz do të mungojë për katër javë, ndërsa Thiago Motta nuk luan dhjetë ditë”, ka deklaruar Blanc.

Kampioni francez e ka edhe ndeshjen e gjysmëfinale të Kupës së Francës kundër Saint-Etienne të mërkurën, në të cilën nuk luan as Edinson Cavani. /Telegrafi/

telegrafi sport app