eksperti-banner

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur sot në një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë.

Lajçak tashmë ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku do të zhvilloj takim me kryeministrin Albin Kurti.


Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

279022174 1588089564944953 924680345226634911 n

Lajçak herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.

Kujtojmë se dy ditë më parë kreu i ekzekutivit ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë. /Telegrafi/

310939543 718294173140039 8007943443645204491 n

311308797 788916209065369 2594372879804261629 n