LAJMI I FUNDIT:

Lajçak diskutim të thellë me Escobarin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara

Lajçak diskutim të thellë me Escobarin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në një takim në Bruksel, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak bëri të ditur se me Escobarin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.


“I lumtur të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Dialogu mes dy vendeve është ndërprerë për shkak të tensioneve që ndodhën në maj të këtij viti në veri të Kosovës.

Dialogu në 'pushim veror', BE i përsërit kërkesat e saj për Kosovën
Lexo po ashtu Dialogu në 'pushim veror', BE i përsërit kërkesat e saj për Kosovën

Kurti e Vuçiq përballë njëri tjetrit u ulën për herë të fundit në muajin maj, e pavarësisht tentimeve, një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, nuk ndodhi më.

E një i tillë, nuk pritet të ndodhë brenda të paktën brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Kosova që të mos ndërmarrë veprime nxitëse e të pezullojë operacioniet e policisë brenda dhe rreth objekteve komunale.

BE-ja gjithashtu ka ripërsëritur  thirrjen për zbatim të marrëveshjes së Ohrit bashkë me ankesin e zbatimit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori