“Lagjja e Trimave”, zyrtarët e BDI-së nuk tregojnë nëse do të dëshmojnë
Funksionarët e lartë të BDI-së të apostrofuar si dëshmitarë të mundshëm në rastin e Kumanovës, shprehen me qëndrime të ndryshme nëse do të paraqiten të dëshmojnë në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Disa janë të prerë se nuk do të marrin pjesë si dëshmitar kurse disa të tjerë pretendojnë se akoma nuk kanë marrë ftesë zyrtare. Ndër emrat e përmendur dje ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ish zëvendësministri i Brendshëm, Zemri Qamili, ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, zëvendësdrejtori i DSK-së, Arif Asani, Agjent i Agjencisë së Inteligjencës, Shenasi Mehmeti, sekretar shtetëror në Sekretariatin për MO-në, Ejup Alimi dhe ish deputeti, Hysni Shaqiri.
Ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi ishte i pakapshëm për tu prononcuar nëse do të paraqitet apo jo si dëshmitarë në rastin e Kumanovës.
Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, është i vetmi që shprehet i gatshëm të marrë pjesë në seancën gjyqësore, në rast se pala mbrojtëse e kërkon një gjë të tillë.
“Unë jam i gatshëm që të vihem në shërbim të drejtësisë nëse cila do palë në proces e sheh të dobishme dhe në ndihmesë kontributin tim modest”, tha Artan Grubi, shef kabineti të Ali Ahmetit, shkruan Alsat M.
Ish zëvendësministri i brendshëm, Zemri Qamili nuk pranoi të prononcohet por tha se assesi nuk do të pranojë të paraqitet në Gjykatë.
Sekretari shtetëror ne Sekretariatin për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit, Ejup Alimi thotë se ende nuk është informuar zyrtarisht për rastin në fjalë dhe nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë.
Nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraku ishte i pakapshëm për tu përgjigjur nëse do të paraqitej në Gjykatë si dëshmitar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?