LAJMI I FUNDIT:

Lagarde: Bankat qendrore të konsiderojnë emetimin e kriptovaluta

Lagarde: Bankat qendrore të konsiderojnë emetimin e kriptovaluta

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka sugjeruar që qeveria duhet të marrë parasysh emetimin e parave digjitale.

“Besoj se duhet të shqyrtojmë mundësinë për të lëshuar monedhën digjitale”, tha Christine Lagarde, shefe e FMN-së


Ajo tha gjithashtu se monedhat digjitale të bankës qendrore mund të ndihmojnë në mbushjen e boshllëkut që ka lënë mungesa e përdorimit të parave të gatshme, ndërkohë që ndihmon në privatësinë në pagesa, sigurinë dhe mbrojtjen e klientëve.

Kriptomonedhat rrisin shpejtësinë e transaksioneve, ulin kostot dhe përmirësojnë efikasitetin e tregjeve financiare. Aktualisht, paratë e bankës qendrore janë në dispozicion të klientëve vetëm në formën e parasë së gatshme. Paraja elektronike, në llogaritë bankare të klientëve, sigurohet nga institucionet financiare tregtare. Lagarde gjithashtu vuri në dukje se kriptomonedhat lëshuar nga banka qendrore nuk janë pa pengesa të mundshme – veçanërisht rreth çështjeve të sigurisë dhe paqëndrueshmërisë financiare. Për më tepër përfitimet materiale të këtyre instrumenteve janë ende të paqarta.

Megjithatë, disa banka qendrore duke përfshirë ato në Kinë, Kanada dhe Suedi po eksplorojnë mjetet e tyre të lëshimit të monedhave digjitale drejtpërsëdrejti për publikun. Nga ana e saj, Banka e Anglisë lëshoi një dokument pune mbi implikimin e përdorimit të monedhave digjitale për bilancet e bankave qendrore dhe tregtare, por mohoi ndonjë plan për të emetuar kriptomonedhat e veta. Mbështetja e FMN-së dhe eksplorimi i bankës qendrore do të sigurojë një klimë që mund të nxisë investime dhe adoptime të mëtejshme. /Telegrafi/