LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga i kërkon falje të dashurit Michael Polansky, pas deklaratës që e do shumë ish-të fejuarin Taylor Kinney

Lady Gaga i kërkon falje të dashurit Michael Polansky, pas deklaratës që e do shumë ish-të fejuarin Taylor Kinney

Lady Gaga i kërkoi falje të dashurit të saj, Michael Polansky, pasi deklaroi se e do shumë ish-të fejuarin Taylor Kinney.

Derisa po bënte fushatë për Joe Biden në Pittsburgh në prag të Ditës së Zgjedhjeve të hënën në mbrëmje, fituesja 11 herë e ‘Grammy’ u kujtoi fansave të saj se ajo ishte mësuar të jetonte disa orë larg me Kinney në Lancaster, Pennsylvania.


Duke kujtuar Taylor, ajo u tha votuesve pasi interpretoi hitin e saj “Shallow”: “E di, nuk doli mirë. Unë e dua atë aq shumë, thjesht nuk doli. Por unë ende e dua djalin tim nga Pensilvania. Unë e dua Joe! Kështu që Joe është djali im i ri i Pensilvanisë”.

Lady Gaga (Foto: Instagram)

Në mes të këndimit të këngës së saj të radhës, “You and I” në piano, ajo pastaj mori një moment për t’i kërkuar falje të dashurit aktual, Michael Polansky, për bisedat për ish-in e saj.

Të gjitha lajmet nga Lady Gaga
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

“Të dashurit tim këtu sonte, më vjen keq që u detyrova ta bëj tërë këtë gjë ‘Pennsylvania, unë u takova me një djalë këtu’, të dua shumë, por është e vërtetë”, tha ajo në mes të koncertit.

Artistja amerikane dhe Kinney u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të saj për “You and I” dhe ata vazhduan për pesë vjet nga 2011 në 2016.

Lady Gaga (David Fisher/Shutterstock)

Ndërkohë, super ylli dhe Polansky filluan lidhjen për herë të parë në fund të vitit 2019, muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj me Christian Carino.

Në fjalimin e saj, Gaga po ashtu inkurajoi njerëzit që të votojnë për të mirën e vendit dhe gjithë njerëzve që jetojnë në Amerikë. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori