LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga e quan Presidentin Donald Trump ‘budalla’ dhe racist

Lady Gaga e quan Presidentin Donald Trump ‘budalla’ dhe racist

Lady Gaga është një prej yjeve të famshme që ka reaguar pas vdekjes së George Floyd dhe fajëson presidentin Donald Trump për gjithë situatën.

Në pamjet, Floyd, 46-vjeçar, bërtet “Unë nuk mund të marr frymë” dhe “Mos më vritni”, para se të humbasë vetëdijen.


Ndërkaq, ai u shpall më vonë i vdekur.

Lady Gaga (Foto: Getty Images/Guliver)

Të dielën, Lady Gaga ka bërë një postim në Instagram ku mes shumë gjërash ka etiketuar edhe Trumpin, si një dështim për ‘paditurinë dhe paragjykimin’ e tij për këtë çështje.

“Kam shumë gjëra për të thënë në lidhje me këtë, por gjëja e parë që dua të them është se kam frikë të them ndonjë gjë që do të nxisë zemërim të mëtejshëm, megjithëse është pikërisht emocioni që është i justifikuar”, ka thënë Gaga.

“Nuk dua të kontribuoj për më shumë dhunë, dëshiroj të kontribuoj në një zgjidhje. Unë jam aq e indinjuar nga vdekja e George Floyd sa kam qenë pjesëmarrëse në shumë vdekje të tilla që kanë ndodhur në këtë vend si rezultat i racizmit sistemik dhe sistemeve të korruptuara që e mbështesin atë”, vazhdoi ajo.

“Zërat e komunitetit me ngjyrë janë heshtur për shumë kohë dhe se heshtja ka sjell përsëri vdekje. Dhe, pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të protestuar, janë sërish të njëjtë”.

Ajo vazhdoi të inkurajojë ndjekësit e saj t’i përkrahin njerëzit me ngjyrë dhe t’i ndalojnë gjërat që janë të gabuara.

Lady po ashtu ktheu vëmendjen te Trump, duke theksuar atë që ajo beson të jetë mungesë udhëheqjeje gjatë kësaj kohe.

“Ne kemi ditur për një kohë të gjatë që Presidenti Trump ka dështuar”, ka thënë ajo. “Ai mban zyrën më të fuqishme në botë, por nuk ofron asgjë përveç injorancës dhe paragjykimeve ndërsa jeta e njerëzve me ngjyrë vazhdon të merret. Ne e kemi ditur që ai është një budalla dhe racist, që kur mori detyrën. Ai po ushqen një sistem që tashmë është i rrënjosur në racizëm, dhe aktivitet racist, dhe të gjithë ne mund të shohim se çfarë po ndodh. Është koha për një ndryshim”, ka thënë mes tjerash ajo. /Telegrafi/

George Floyd

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori