LAJMI I FUNDIT:

Lacazette i pafat, nuk mund të grumbullohet me Francën shkaku i lëndimit

Lacazette i pafat, nuk mund të grumbullohet me Francën shkaku i lëndimit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexander Lacazette nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Francës për dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit.

Franca do të luajë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, ku së pari do të përballen me Holandën më 16 nëntor në Ligën e Kombeve, ndërsa katër ditë më vonë miqësore me Uruguain.


Trajneri Didier Deschamps kishte publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar, por sot (e hënë) Paul Pogba dhe Anthony Martial u detyruan të largohet shkaku i lëndimeve dhe në vend të tyre u ftuan Lacazette dhe Moussa Sissoko.

Pogba e Martial mbeten jashtë listës së Francës shkaku i lëndimeve, rikthehet më në fund Lacazette
Lexo po ashtu Pogba e Martial mbeten jashtë listës së Francës shkaku i lëndimeve, rikthehet më në fund Lacazette

Megjithatë, sulmuesi i Arsenalit nuk i është përgjigjur festës së Francës, pasi si duket ka një lëndim të vogël që e shqetëson.

“Vendimi është marrë pasi një bisede me mjekun Dr. Franck Le Gall dhe kolegëve të tij në Arsenal”, thuhet në një deklaratë publike të Francës në Twitter.

Në vend të tij është vendosur të ftohet sulmuesi i Werder Bremenit, Alassane Plea, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme në këtë fillim sezoni.

Plea ka shënuar plot tetë gola në 11 ndeshje deri më tani me skuadrën gjermane duke qenë krye-golashënues në Bundesliga.

Në momentet e fundit nuk ka mundur të bashkohet me Francën as mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, shkaku i lëndimit.

Në vend të Mendyt është vendosur të ftohet mbrojtësi i Lyonit, 23-vjeçari Ferland Mendy. /Telegrafi/