LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri: Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, unë nuk do ta votoj

Labinot Tahiri: Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, unë nuk do ta votoj

Deputeti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Labinot Tahiri ka theksuar se nëse Lista Serbe e voton demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, ai nuk do ta votojë atë.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të varen nga votat e Listës Serbe.

Ndryshe, sot po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit, në të cilën po mungojnë deputetët e Listës Serbe.

Qëndrimin kundër Marrëveshjes së Demarkacioni, e kanë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atë të Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP).

Në seancë është duke munguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, i cili është duke marrë trajtimin mjekësor jashtë Kosovës.

“Do ta mendoj votën time. Lista Serbe pa favore nuk e voton një gjë të tillë, dhe unë si deputet e mendoj versionin tim, nëse kjo punë është një moll sherri. Kam qenë pro dhe jam nëse përshembull vota do të varej vetëm nga shqiptarët. Por, po pres se si po zhvillohen temat derisa të vij koha votimit”, ka shtuar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori