LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner është parë duke shkuar me Rolls Royce te ish-i dashur Tyga, në orën 2 pas mesnate pak pas ndarjes nga Travis Scott

Kylie Jenner është parë duke shkuar me Rolls Royce te ish-i dashur Tyga, në orën 2 pas mesnate pak pas ndarjes nga Travis Scott

Disa orë pasi lajmet për ndarjen e saj nga Travis Scott u bënë virale në mbarë botën, Kylie Jenner u pa duke bërë një vizitë në orët e vona të natës te ish-i dashuri e saj, Tyga.

Disa fotografi të siguruara ekskluzivisht nga DailyMail, shfaqin këtë moment.


22-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në West Hollywood Delilah, të mërkurën në orën 2 pas mesnate.

Ajo po voziste një veturë të tipit Rolls Royce, ngjyrë blu dhe u drejtua për në Hotel “Sunset Marquis”, ku Tyga ishte duke punuar në studion e regjistrimit të hotelit.

Kylie ishte e shoqëruar nga Stassi dhe Kelsey, të cilët janë parë duke hyrë në hotel përmes një hyrje të veçantë.

Zëdhënësi i Kylie Jenerit nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga DailyMail të mërkurën rreth kësaj çështje.

Ngjarja ndodhi pas njoftimeve të bujshme për ndarjes e Kyliet me reperin Travis Scott, pasi miliarderja dëshiron të zgjerojë familjen e saj, ndërsa kishte mospajtime me Travisin, i cili mesa duket dëshiron më tepër që të përqëndrohet në karrierën e tij muzikore.

“Kishte disa çështje që i bënë ata të merrnin këtë vendim”, tha një burim për Revistën People. “Për Kylien është gjithçka familja, dhe ajo me të vërtetë dëshiron një fëmijë të dytë”, shtoi ky burim.

Përfundon romanca, ndahen përfundimisht Kylie Jenner dhe Travis Scott
Lexo po ashtu Përfundon romanca, ndahen përfundimisht Kylie Jenner dhe Travis Scott

Burimi i brendshëm shtoi: “Ajo ende ka çështje besimi me Travisin. Ai nuk i ka dhënë asaj angazhimin që i duhet. Travis nuk është i gatshëm t’i japë asaj gjithçka që dëshiron”.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Çifti thuhet se janë ndarë në mënyrë miqësore, dhe kanë rënë dakord që kujdestarinë e vajzës së tyre 22 muajshe, Stormi Webster, ta ndajnë 50/50.

Lajmet për ndarjen e tyre janë përballur me komente të shumta në rrjetet sosciale, shumë prej të cilëve e kanë quajtur si një marifet për të promovuar muzikën e reperit.

Vetëm disa minuta pasi u tregua historia, Travis u lajmërua në Instagram duke publikuar një fotografi të asaj që duket se është kopertina e albumit të tij të ardhshëm.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Kohët e fundit Travis lëvizi disa prej sendeve të tij nga shtëpia e përbashkët që çifti kishin në Hyl Hills, teksa me Kylien mban kontakte të rregullta për hir të vajzës së tyre.

“Travis ka qëndruar në shtëpinë e tij në Beverly Hills dhe Kylie po e lejonte atë ta shihte Stormi. Ajo kurrë nuk do ta mbante larg vajzën nga babai i saj”, tregoi burimi i brendshëm që njoftoi për ndarjen e tyre. /Telegrafi/

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori