LAJMI I FUNDIT:

Kyçyk: Faktorët e jashtëm nuk duan që ne të kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut

Kyçyk: Faktorët e jashtëm nuk duan që ne të kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut

Ka faktorë të jashtëm që nuk duan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë në marrëdhënie të mira. Këta janë të gjithë ata njerëz që nuk duan që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta janë ata që nuk duan që vendi ynë të ketë ndikim, sepse vendosja e vetos do të thotë se Bullgaria nuk ka miq në Ballkan, në BE. Kështu ka thënë eurodeputeti Ilhan Kyçyk për “BTV”.

Kyçyk është i bindur se duhet të këmbëngulet për sundimin e ligjit dhe standardet e larta demokratike në RMV.


“Përderisa të drejtat e njerëzve që konsiderohen bullgarë në RMV nuk njihen, tensioni do të vazhdojë. Përveç kësaj, ne kemi qenë në BE për 17 vjet dhe nuk kemi qenë në gjendje të bashkohemi me bllokun për tema të rëndësishme, duke përfshirë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe për reformat kryesore të BE-së”, tha Kyçyk.

Sipas eurodeputetit, niveli bullgar i pjesëmarrjes është në rënie dhe kapaciteti i tyre është shumë i dobët. ”Bullgaria është gjithmonë në vendin e 27-të dhe asnjëherë nuk propozojmë nisma, nuk marrim pjesë në blloqe, nuk shkojmë me propozime në Parlamentin Evropian”, shtoi ai.

Kyçyk është kategorik se kanë interes që të mos kenë mure mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por të ndërtohen miqësi.

“Të gjitha përpjekjet për uljen e tensioneve duhet të inkurajohen dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin bullgar, vlen edhe për Shkupin”, theksoi ai dhe tha se në vend që Bullgaria të prishë marrëdhëniet me RMV-në, duhet gjetur zgjidhje për problemet.

Deklaratë të ngjashme ka dhënë sot edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase. Osmani thotë se Federata Ruse është një nga faktorët që është e interesuar të mbajë gjallë konfliktet në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të mund të manifestojë më lehtë ndikimin. Ministri shton në intervistë se përshkallëzimi i fundit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mirëpritet nga shumë palë të treta, të cilët do të shohin një shans për të mbajtur një konflikt të përhershëm këtu.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori