Ky kabrio i vogël elektrik doli në shitje në Kinë dhe çmimi është 14 mijë dollarë

U desh pak kohë që ky kabrio i vogël i lezetshëm të arrinte në treg, kanë kaluar 18 muaj që kur makina u prezantua në Auto Show në Shangai në vitin 2021.
Pritjes i erdhi fundit, dhe makina doli në shitje në tregun kinez me një çmim prej pak më shumë se 14 mijë dollarë me kursin aktual të këmbimit, transmeton Telegrafi.
Kabrioleta i bashkohet motrës së saj shumë të suksesshme Hong Guang Mini EV, grupi u kompletua nga dy modele të tjera - Mini EV Gameboy dhe Mini EV Macaron.
Wuling Hong Guang Mini EV Cabroi – emri i tij i plotë – është pak më shumë se 3 metra e gjatë dhe mund të pretendojë me lehtësi se është kabrioleta më e vogël elektrike në botë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































