eksperti ad

Këngëtarja Bebe Rexha ka një muaj që ka publikuar këngën dhe videoklipin "In the name of love" në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Martin Garrix.

Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mbi 32 milionë klikime në kanalin YouTube.


Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet instrumentali i këngës "In the name of love", por në një version tjetër.

Instrumentali i realizuar vetëm me instrumente harkore është pëlqyer shumë nga fansat, dhe ka marrë me qindra komente. /Telegrafi/