LAJMI I FUNDIT:

Ky është shqiptari i cili po akuzohet për djegien e kishës serbe në New York

Ky është shqiptari i cili po akuzohet për djegien e kishës serbe në New York

Mediat serbe janë shprehur të bindura se kisha ortodokse serbe në New York është djegur nga një shqiptar, madje disa portale kanë aluduar edhe për identitetin e vërtetë të shqiptarit.

Për djegien e kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut, disa anëtarë të katedrales ortodokse serbe të Shën Savës në New York, nëpërmjet një statusi në Facebook, por edhe nëpërmjet një shkrimi në gazetë serbe Kurir, po hidhen akuza se zjarri është vendosur qëllimisht nga një shqiptar.


Kisha serbe në New York akuzon shqiptarin John Aliteu. Sipas tyre, informacioni erdhi nga burime të afërta me shërbimet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara, raporton Presheva Jonë.

John Aliteu, një shqiptar që u dashurua me vajzën e kapos së mafias italiane, më pas dëshmoi kundër tyre në gjyq. Duhet theksuar se Shqiptari John Alite, është bërë i njohur për një histori, që tashme është pjesë e një libri.

Ai u rrit dhe u fuqizua në Familjen Gambino por në fund u pendua dhe dëshmoi kundër organizatës në sallën e gjyqit. Me këtë dëshmi ai ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite. Thuhet gjithashtu se xhaxhai I tij është drejtues I një organizate mafioze në New York.

Hetuesit nga Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut, dhe ekspertët e qytetit të Mbrojtjes nga Zjarri, prej dy ditës janë duke u përpjekur të kuptojnë se cili ishte shkaku i djegies shkatërrimtare të Kishës ortodokse serbe në Manhattan.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori