LAJMI I FUNDIT:

Ky është formati kampionatit botëror në League of Legends

Ky është formati kampionatit botëror në League of Legends

Çdo rajon konkurrues ka përfunduar garat në Ndarjen Verore 2022, skuadrat janë përzgjedhur dhe tani komuniteti po pret me padurim fillimin e Kampionatit Botëror 2022 të League of Legends, i cili pritet të fillojë në fund të shtatorit.

Kampionati Botëror do të përfshijë 24 ekipe nga e gjithë bota ku do të garojnë në të gjithë Amerikën e Veriut nga e enjtja, 29 shtator deri të shtunën, 5 nëntor.


Faza ‘Play-In’ do të zhvillohet nga 29 shtatori deri më 4 tetor, ku do të marrin pjesë 12 ekipe nga e gjithë bota.

Ekipet pjesëmarrëse në Play-In janë: DRX, Royal Never Give Up, Fnatic, MAD Lions, Evil Geniuses, Beyond Gaming, DetonatioN FocusMe, Saigon Buffalo, LOUD, Chiefs Esports Club, Istanbul WildCats dhe Isurus.

Këto 12 skuadra do të ndahen në dy grupe me nga gjashtë, ku do të luajnë një ndeshje kundër çdo ekipe tjetër të grupit të tyre, ku katër skuadrat më të mira do t’u bashkohen 12 skuadrave të tjera të cilat janë kualifikuar automatikisht për në fazën e grupeve.

(Foto: Riot Games)

Ekipet e ftuara direkt në fazën e grupeve: Cloud9, 100 Thieves, G2 Esports, Rogue, T1, Gen.G, DWG KIA, Edward Gaming, JD Gaming, Top Esports, GAM Esports dhe CTBC Flying Oyster.

Më pas skuadrat do të ndahen në katër grupe, çdo skuadër do të luajë kundër çdo skuadre në grupin e tyre dy herë, dy skuadrat e para nga të katër grupet do të kalojnë në fazën eliminatore të turneut, ku gara do të jetë më e ashpër se kurrë më parë.

Tetë skuadrat më të mira të fazës së grupeve do të kualifikohen për në fazën e eliminimit, e cila përfshin çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet e mëdha.

Në këtë fazë ndeshjet do të mësohen përmes një shorti që zhvillohet pas ditës së fundit të fazës së grupeve, më pas turneu kalon në një grup me një eliminim me të gjitha ndeshjet që zhvillohen në formatin ‘Bo5’.

Ndërsa në fund skuadra më e mirë do të kurorëzohet kampione e botës në Kampionatin Botëror 2022 të League of Legends me datën 5 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori