LAJMI I FUNDIT:

Ky është fituesi i çmimit shtetëror “Nëna Tereza”

Ky është fituesi i çmimit shtetëror “Nëna Tereza”

Në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, në Maqedoni është ndarë çmimi shtetëror ”Nënë Tereza” në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Primarius dr.Dimitar Kotevski është fitues i çmimit shtetëror vjetor “Nëna Tereza”.


Kotevski e fitoi çmimin për nxitje të realizimit në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, përparim të mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe zhvillim të bashkëpunimit, si në mes të popujve, ashtu edhe në mes të pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe besimeve.
Ministria e Kulturës sot kumtoi se vendi është marrë nga ana e Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nëna Tereza”.

Çmimi do të ndahet më 16 gusht në orën 14 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/