Ky është Cybertruck i ri bazë, a mund ta ndihmojë prodhuesin të tejkalojë vështirësitë nga rënia e shitjeve?

Mes kaosit që rrethon doganat dhe një rënie të shitjeve, Tesla ka zbuluar versionin më të fundit të Cybertruck.
Ky është versioni Long Range me një motor të vetëm, i cili tashmë zë vendin e modelit bazë në ofertë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, çmimi i tij nuk është saktësisht “bazë”. Duke përfshirë kostot e transportit, ky model kushton 71.985 dollarë (rreth 63.200 euro), shkruan Motor1.
Çfarë merrni për atë çmim? Cybertruck më i lirë ka gjithashtu rrezen më të madhe – rreth 563 kilometra me një karikim të vetëm.
Kjo është rreth 40 kilometra më shumë se versioni me tërheqje me katër rrota, i cili kushton 10,000 dollarë shtesë, transmeton Telegrafi.
Motori drejton boshtin e pasmë, dhe megjithëse Tesla nuk specifikon kuaj-fuqinë e saktë, pretendon se automjeti mund të arrijë 100 km/h në 6.2 sekonda.
Sa i përket pajisjeve standarde, tapiceria është prej pëlhure. Ulëset kanë ngrohje, por nuk janë të ajrosura.
Sistemi i zërit është i kufizuar në shtatë altoparlantë, ndërsa versionet më të shtrenjta kanë 15.
Fellnet janë 18 inç në diametër dhe nuk ka asnjë mbulesë ngarkese të pasme me operim elektrik.
Gjithashtu nuk ka shumë priza 120 volt, por Tesla ofron një përshtatës që ju lejon të përdorni dy priza përmes portës së karikimit.
Një paketë tërheqëse është standarde, por kapaciteti maksimal i tërheqjes është reduktuar në 3,400 kilogramë.
Ngarkesa prej 910 kilogramë është gjithashtu mbresëlënëse, megjithëse versioni me tërheqje katër rrota mund të mbajë deri në 1134 kilogramë.
Opsionet shtesë përfshijnë fellnet 20 inç, por ato zvogëlojnë rrezen.
Ekziston gjithashtu një mbulesë e butë ngarkesash, e cila në fakt rrit rrezen – Tesla thotë se me rrota më të vogla dhe këtë mbulesë, rrezja rritet në 583 kilometra.
Paketa e plotë e vetëdrejtimit është e disponueshme për një tarifë shtesë prej 8,000 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një shitës në Ohio ‘ua hoqi kilometrat disa makinave’ – mësohet dënimi me të cilin mund të përballet

Vërejti gjëra të çuditshme, britaniku e kuptoi se kishte blerë makinën e tij të vjedhur

Disa supermakina luksoze zbulohen në një ‘autosallon të braktisur’ në Kinë

Vërejti gjëra të çuditshme, britaniku e kuptoi se kishte blerë makinën e tij të vjedhur

Mercedes-Benz prezanton një kamion të ri - duket fantastik brendësia e veturës

Volkswagen prezantoi tri modele të reja në Kinë

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja

Honda GT e re: Një model tërheqës, por dizajnerët e brendshëm vërtet e tepruan me ekranet

Disa supermakina luksoze zbulohen në një 'autosallon të braktisur' në Kinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut