Në Netflix mund ta gjeni një dokumentar me titull “The Game Changers” që mesa duket, po përflitet shumë
Ata që e kanë parë, kanë vënë në dyshim regjimet e tyre ushqimore dhe kanë marrë në konsideratë një dietë vegane, pra që bazohet vetëm në ushqime me natyre bimore.
Ja çfarë përpiqet të përcjellë dokumentari, përpiluar nga BuzzFeed, që qartësoi se këto deklarata nuk janë kontrolluar për vërtetësi.
1. Të gjitha proteinat e kanë origjinën nga bimët. Proteinat në mish burojnë nga bimët që ka ngrënë kafsha kur ishte gjallë.
2. Personat që hanë dieta me bazë bimore konsumojnë 70% më shumë proteina nga ç’kanë nevojë.
3. Ndërsa mishngrënësit marrin më shumë se gjysmën e nivelit të proteinave nga bimët dhe jo nga mishi.
4. Kur dikush ha mish rregullisht, në arteriet koronare fillojnë të formohen pllaka.
5. Pllakat, jo vetëm që limitojnë funksionimin e arterieve, por edhe bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe i vështirësojnë punën zemrës.
6. Kur proteina me origjinë shtazore gatuhet,ruhet dhe tretet nga bakteret e zorrëve, formohen përbërje inflamatore që i bëjnë dëm sistemit kardiovaskular.
7. Njerëzit që hanë vetëm ushqime me natyrë bimore pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 55%.
8. E vetmja dietë që zhbën sëmundjet e zemrës është ajo me natyrë bimore.
9. Një mjek i quajtur Aaron Spitz thotë se konsumimi i mishit ndikon në gjatësinë dhe fortësinë e ereksioneve te burrat.
10. Në dokumentar, tre burra hëngrën burrito me mish një ditë dhe tjetrën burrito me perime. Shkencëtarët monitoruan ereksionet e tyre gjatë natës dhe dolën në përfundimin se pas konsumimit të perimeve, ereksionet ishin më të fortë, më të shpeshtë dhe zgjasnin më shumë.
11. Një vakt i vetëm me natyrë bimore ndryshon qarkullimin e gjakut në gjithë trupin. Një analizë gjaku e lojtarëve të një skuadre futbolli nxori në pah sa shumë yndyrë dhe turbullirë kishte në gjak pas një vakti me mish krahasuar me një vakti me perime.
12. Shumë atletë profesionistë, nga luftëtarët e UFC deri tek lojtarët e NFL, madje edhe ata në garat olimpike,mbajnë diete me bazë bimore.
13. Mishi, bulmeti, vezët dhe peshqit përdorin 83% të burimeve tokësore, por u falin konsumatorëve vetëm 18% të kalorive. Gjëja e gjallë kërkon shumë tokë për t’u rritur dhe për t’u ushqyer. Madje, konsumojnë gjashtë herë më shumë proteinë nga ç’prodhojnë. Në fjalë të tjera, kafshët kërkojnë hapësira masive toke. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre